Mund të shkojë në “Katar 2022”

Futboll

Mund të shkojë në “Katar 2022”

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:59
Ronald Araujo

Ronald Araujo iu nënshtrua një operacioni këtë të mërkurë në Finlandë në tendinën e aduktorit të djathtë. Futbollisti vendosi të bënte ndërhyrje kirurgjikale, i vetëdijshëm se pjesëmarrja e tij në Botëror ishte në rrezik. Nëse ai do të kishte zgjedhur trajtimin konservator, me siguri do të kishte më shumë opsione, por në këtë variant ekzistonte rreziku i mosrikuperimit të plotë në terma afatgjatë.

Pas ndërhyrjes, pyetja që të gjithë bëjnë është nëse do të arrijë mbrojtësi nga Uruguaji të jetë në “Katar2022”. Në ambientin rreth lojtarit janë optimistë, por, për momentin, askush nuk e garanton praninë e tij në Botëror.

Gjithçka do të varet nga mënyra sesi do të shkojë riaftësimi i  uruguaianit në javët në vijim. Klubi i Barçës nuk ka dhënë detaje për kohën që i duhet lojtarit për t’u kthyer në fushë në deklaratën zyrtare.

Nëse i referohemi të njëjtit dëmtim te lojtarët e tjerë, Araujo mund t’ia dalë për të qenë në Kupën e Botës.

“I thashë privatisht se do ta pres, besojmë se në nivel mjekësor ai ka opsione të qarta për të arritur në Kupën e Botës, – tha Diego Alonso, trajneri i Uruguajit.”

Për Barcelonën është gjithashtu një humbje shumë e rëndësishme, pasi futbollisti është një lojtar kyç në skemën e Xavi. Ai është një nga titullarët e rregullt, sidomos në ndeshjet e Champions League.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat