Kushta shpërthen ndaj selektorit të Shqipërisë

Futboll

Kushta shpërthen ndaj selektorit të Shqipërisë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 20:37
Kushta shpërthen ndaj selektorit të Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk shkoi mbrëmë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Islandës në Natios League, duke u konfirmuar në vendin e fundit në grup. Paraqitja zhgënjyese e lojtarëve kuqezi kanë sjell reagime të shumta në rrjetet sociale nga personazhe të ndryshme të botës së futbollit.

Sokol Kushta në një reagim ka kërkuar shkarkimin e trajnerit Reja. Sipas tij një trajner me grinte si Gattuso do të ishte më i përshtatshmi për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

“Mbas shiut thonë del dielli…Do presim të shikojmë reagimin e presidencës si do veprojë me zgjedhjen e trajnerit te ri … Por ne duhet të heqim dorë nga këta trajner delirant, prepotente, cinik, dhe intrigantë.

Ky trajner që në asnjë ndeshje nuk mori përsipër një herë të vetme mbi shpatulla gabimin e tij, por e delegojë mbi të tjerët mbi lojtarët, mbi barin e fushës, mbi arbitrin por asnjëherë mbi vete.  

Tregon mungesë të theksuar karakteri dhe në këtë moshë që është dhe si i pacipë pret që të vendosi presidenti për kontratën e re.

Presidenca duhet te zgjedhë një njeri punëtor, me karakter, luftarak, të respektoj popullin dhe mentalitetin shqiptar. psh. ka trajner si Gattuso që kur vajti në Greqi pagojë me lekët e tij rrogat e lojtarëve. I mbështeti dhe i doli në krahë në çdo momente . Në njeri me zemër dhe me emër të madh që do punën, prandaj duhet ta shikoj mirë ke trajner do zgjedhim, sepse elementi dhe talenti në këta djem nuk na mungon që sa me shpejt ata tifozë që i kthyen kurrizin dje,të rikthehen sa më shpejtë me lojtarët tanë”, shkruan Kushta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat