Munishi: Është një Prishtinë që po rilind

Futboll

Munishi: Është një Prishtinë që po rilind

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:46
Munishi

Prishtina dhe Drita janë ndarë baras (0:0) të mërkurën në një ndeshje të vlefshme për Superligën e Kosovës në futboll.

"Në klub mbretëron një atmosferë shumë e mirë, entuziazmi për futbollin në qytet është rikthyer në masë të madhe. Drita ka një ekip të fortë, e dinim që kemi një kundërshtar të fortë përpara.

I përgëzoj djemtë për angazhimin e tyre në këtë takim, duhet të vazhdojmë të punojmë me besim të plotë”, ka thënë Ismet Munishi, trajner i Prishtinës.

 "Ne do të vazhdojmë të luftojmë, për mua është kënaqësi sepse është një Prishtinë që po rilind në të gjitha aspektet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat