Besa e Pejës në katastrofë, pëson 34 gola për 6 ndeshje 

Futboll

Besa e Pejës në katastrofë, pëson 34 gola për 6 ndeshje 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:35
Besa

Besa e Pejës është në gjendje të rëndë të rezultateve, gjashtë ndeshje po aq humbje në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Për gjashtë ndeshje i shënuan vetëm dy gola dhe pësuan 34 sosh!

Një bilanc katastrofë, lere që nuk e kanë shijuar pikën e parë as pas 540 minutave por edhe shënojnë rekordin e zi me gola të pësuara. 

Image

Renditja

Besa renditet në fund të renditjes me 0 pikë, ndërsa i parafundit (i 15-ti) është Gjakova me 2 pikë.     

Rezultatet e Besës

Java e parë: Besa - KEK-u 0:6
Java e dytë: Besa - Dardanët 2:5
Java e tretë: Shkëndija - Besa 7:0
Java e katërt: Besa - Australia 0:6
Java e pestë: Fortuna 2020 - Besa 3:0 
Java e gjashtë: Besa - Behari 0:7

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat