Torino i tregon derën njërit prej portierëve

Futboll

Torino i tregon derën njërit prej portierëve

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 00:15
Berisha

Te Torino priten largime në muajin janar.

Katër portier janë në garë për një vend mes shtyllave. Numri i gardianëve është i lartë, prandaj drejtuesit kanë vendosur t’i tregojnë derën në janar njërit prej tyre.

Momentalisht hierarkia nis me Milinkoviç-Saviçin si titullar dhe Berishën si portier të dytë, ndërsa Gemello dhe Fiorenza luajnë rolin e alternativës së 3-të dhe të 4-t.

Me shumë mundësi pritet që të jetë Gemello ai që do të huazohet në Serinë B, në mënyrë që të fitojë minuta në fushë. Por klubi është i gatshëm të dëgjojë edhe ofertat për Fiorenza-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat