Inzaghi, tri ndryshime të detyrueshme ndaj Romës

Futboll

Inzaghi, tri ndryshime të detyrueshme ndaj Romës

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 13:47
Inzaghi

Në teori nuk do të ishte koha më e mirë për të ndryshuar strukturën, boshtin e formacionit, për t’u mbështetur në shtylla të reja. Interi tashmë po lëkundet mjaftueshëm vetë. Megjithatë, Simone Inzaghi është i detyruar të eksperimentojë, pjesërisht për shkak të lëndimeve, të vjetra dhe të reja, dhe pjesërisht për shkak të rënies së disa prej tyre.

Në verë, kur trajneri me drejtuesit vizatuan në një fletë skicën e Interit ideal, Inzaghi e imagjinoi atë ndryshe në themelet e tij, me një shtyllë kurrizore krejtësisht të ndryshme nga ajo që do të duhej të përdorë nesër përballë Mourinhos. Ndryshimet nisin nga qendërmbrojtësi (Acerbi) te qendërsulmuesi (Dzeko), duke kaluar nga “kulla e regjisë”, në të cilën duket se do të hapet përfundimisht epoka e Asllanit.

Asnjë nga këta të tre nuk do të ishte titullar në “San Siro” nesër, nëse dëmtimet nuk do ta kishin detyruar. Perëndimi i Stefan de Vrij, në fakt i ka hapur dyert e mbrojtjes Francesco Acerbit, ndërsa Edin Dzeko është ende i detyruar të sforcohet, sepse rikuperimi i kofshës së majtë të Romelu Lukakut po merr më shumë kohë seç pritej. Për ta komplikuar gjithçka ishte angazhimi i lojtarëve zikaltër me kombëtaret në Ligën e Kombeve.

Marcelo Brozovic u dëmtua me Kroacinë dhe pritet të mos luajë të paktën muajin e ardhshëm. Një lajm i vështirë për t’u tretur për Interin, i cili gjithashtu mund të bëhet shumë i vështirë në rast të komplikimeve gjatë rikuperimit të mesfushorit ballkanas. Për të ruajtur Botërorin e tij, Brozo do të kthehet me shumë maturi dhe për momentin asgjë nuk mund të përjashtohet.

Nuk ka asnjë siguri për kohën e rikuperimit të tij, që dikur dukej pak a shumë i pazëvendësueshëm. Nuk është 100% e sigurt as që Kristjan Asllani do të zërë vendin e tij në zemrën e Interit. Shqiptari u zgjodh për të vepruar si “regjisor” në mungesë të kroatit dhe, me Brozon të dëmtuar, mund të mos jetë favorit për të startuar. Gjë që ndër të tjera e kërkojnë të gjithë zikaltrit.

Mjafton një shëtitje në rrjetet sociale për të marrë një ide se sa e fortë është pala pro Asllanit. Megjithatë, një minimum maturie mbetet nga ana e teknikut dhe për këtë arsye nuk mund të përjashtohet zgjedhja e kujdesshme e dorës së dytë të sigurt: Mkhitaryan, i cili ka kaluar aq shumë dete në karrierën e tij, saqë nuk ka frikë të zërë, ndoshta “in extremis”, atë pozicion delikat.

Në një rast të tillë, Inzaghi nuk do të vinte një kryq përfundimtar mbi Asllanin. Le ta quajmë një shqetësim, ndoshta i tepruar, për të mos lejuar që 20-vjeçari të digjet në momentin më delikat. Ndeshjet e ngjeshura kanë ndryshuar kornizën e references, rreth së cilës ka lëvizur Inzaghi.

Megjithatë, dëmtimet e detyruan atë të bënte “planin B”. Në këtë Inter të shqetësuar, sytë e shikuesve përqendrohen tek Asllani. Trajneri zikaltër ende nuk e ka vendosur plotësisht, por Kristjan mund të startojë më në fund në “San Siro”. Ai do të duhet të balancojë një ekip të lëkundur dhe të kombinojë mbrojtjen me sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat