Imazhi i Ronaldos përjashtohet nga Botërori!

Futboll

Imazhi i Ronaldos përjashtohet nga Botërori!

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 15:50
Imazhi i Ronaldos përjashtohet nga Botërori!

Viti 2022 është tejet i komplikuar për Cristiano Ronaldos. Ky vit është pasuruar me një tjetër episod të pakëndshëm për imazhin e kampionit portugez. Atij iu mohua posteri në Doha me rastin e Kupës së Botës në Katar.

Secili nga 32 kombet në Kupën e Botës zgjodhi një lojtar për të vendosur posterin e madh (22 metra) në të gjithë qytetin, në rrokaqiej të veçantë. “Espn” raportoi se bashkatdhetarët Bruno Fernandes dhe Diogo Jota do të ishin favoritët për të zëvendësuar 37-vjeçarin si përfaqësues (imazh) të Portugalisë.

Një vendim që po shkakton shumë diskutime, duke pasur parasysh se CR7 është golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave si dhe te kombëtarja luzitane (117 gola në 191 paraqitje).

Këto postera tashmë po shfaqen nëpër qytet, megjithatë shumë kombe ende nuk e kanë zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane do të përfaqësojë “Tre Luanët”, ndërsa ish-sulmuesit e Liverpool-it, Luis Suarez (Uruguaji) dhe Sadio Mane (Senegali) do të përfaqësojnë kombet e tyre përkatëse, ashtu si mesfushori i Real Madridit, Luka Modric (Kroaci) dhe ylli i Bayern Munich, Monk Alphonso Davies (Kanada). Kapiteni i Katarit, Hassan Al-Haydos është zgjedhur si imazh i vendit pritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat