Tifozët e Bayernit befasojnë sulmuesin iranian

Futboll

Tifozët e Bayernit befasojnë sulmuesin iranian

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 15:22
Tifozët e Bayernit befasojnë sulmuesin iranian

Bayern Munchen triumfoi 4-0 ndaj Bayer Leverkusen, duke u rikthyer te suksesi në kampionatin gjerman pas katër javësh. Ekipi i Julian Nagelsmann nuk u përmbajt aspak ndaj “Aspirinave”, sfidë ku më i miri në fushë ishte Jamal Musiala me një gol dhe dy asiste.

Ndërkohë, tifozët bavarez surprizuan një lojtar kundërshtar kur u fut në fushë. Iraniani Sardar Azmoun e nisi takimin nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 61’ nga trajneri Gerardo Seoane i Leverkusenit.

Në momentin që 27-vjeçari ishte gati të futej në lojë, ultrasit e Bayernit shpalosën dy pankarta të mëdha. E para ishte shkruan në gjuhën perse ku lexohej: “Gratë, jeta dhe liria”. Ndërkohë, tek e dyta ultrasit e kampionëve të Gjermanisë shkruanin: “Solidarizohemi me revolucionin feminist në Iran”.

Në Republikën Islamike të Iranit po zhvillohen prej ditësh protesta të fuqishme për lirinë dhe të drejtat e femrave. Gjithçka nisi pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat policore për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.

Revolta shpërtheu në vend, ndërkohë që më pas u vra me 6 plumba 20-vjeçarvja Hadis Najafi. Protestuesja bionde qëndroi me guxim kundër policëve, pa veshur hixhabin e kërkuar nga “Policia e Moralit”, ndërsa në të njëjtën kohë mbante flokët bisht dhe u bë e njohur si “vajza me bisht, simbol i protestave”.

Sulmuesi i Bayerit, Sardar Azmoun u rreshtua përkrah protestuesve në Iran. Ai shkroi në llogarinë e tij në Instagram (që ndiqet nga rreth 5 milionë njerëz): “Kjo që po ndodh nuk do të fshihet kurrë nga vetëdija jona. Turp për ju!”, duke kritikuar qeveritarët dhe forcat policore të vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat