Liverpool barazon, Gallagher i jep fitoren Chelseat

Futboll

Liverpool barazon, Gallagher i jep fitoren Chelseat

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:08
Liverpool barazon

Debutim mjaft pozitiv për Roberto De Zerbin në pankinën e Brighton, që ia doli të marrë një pikë në “Anfield Road”, përballë Liverpoolit, falë barazimit spektakolar 3-3. Trossard ishte protagonisti kryesor i “pulëbardhave”, pasi shënoi dy herë brenda pak minutash, duke shtangur të besuarit e Klopp, megjithatë Liverpool ia doli të shënojë dy herë me Firminon e më pas falë autogolit të Webster, gjeti avantazhin.

Megjithatë nuk ishte e thënë që “the reds” të merrin tre pikët, pasi Trossard shënoi sërish në portën e Alisson, duke i dhënë një pikë Brightonit dhe duke marrë me vete topin e ndeshjes.

Debuton me fitore në kampionat, në stolin e Chelseat edhe Graham Potter, që u shpëtua nga një supergol i Gallagher në minutën e 90’. Pas një avancimi të Pulisic, topi shkoi te mesfushori i talentuar, që lëshoi një të djathë për të dërguar sferën në trekëndëshin e portës së Crystal Palace.

Rreth 20 minuta në fushë edhe për Armando Brojën, që nuk arriti të lërë gjurmë, pasi mbrojtja e skuadrës vendase ishte e ngjeshur mbrapa, duke mos lënë hapësira.

Në sfidat e tjera, Everton triumfoi me përmbysje 1-2 në transfertën ndaj Southampton, ndërsa Newcastle mori tre pikët falë suksesit 1-4 ndaj Fulham, me këta të fundit që luajtën për më shumë se 80 minuta me një lojtar më pak.

Liverpool – Brighton 3-3 (Firmino 33′, 54′, Webster (aut.) 63’/Trossard 4’, 18′, 83′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat