Napoli me hap kampioni

Futboll

Napoli me hap kampioni

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:24
Napoli me hap kampioni

Napoli vazhdon serinë pozitive në Serie A, pasi ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin 3-1 skuadrës e Torinos.

Golat nga vendasit u shënuan në një hark kohor prej 30 minutash gjatë pjesës së parë.

Ishte Anguissa ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6 dhe sërish i njëjti autor dyfishon në minutën e 12.

Në minutën e 37, është zbulimi i këtij sezoni, gjerogjiani Kvaratskhelia që shënon edhe golin e tretë.

Miqtë do të rikthenin shpresën në minutën e 44 me Sanabrian, por vetëm kaq.

E gjitha pjesa e dytë vetëm se administrohet nga ekipi i Spalletit që tanimë shkon në kuotën e 20 pikëve në 8 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat