Asllani merr notën më të lartë te Interi

Futboll

Asllani merr notën më të lartë te Interi

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 23:39
Asllani merr notën më të lartë te Interi

Kristjan Asllani realizoi më në fund debutimin nga minuta e parë me fanellën e Interit.

Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje pozitive në humbjen e zikaltërve kundër Romës.

“Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar performancën e Asllanit me notën 6.5, më e larta nga lojtarët e Interit.

Një notë të tillë e ka marrë vetëm Dimarko, i cili shënoi golin e parë në minutën e 30.

“Gjysmë vote më shumë, sepse me vetëm tridhjetë minuta mbi supe nuk ishte e lehtë të menaxhoje një debutim të tillë. Po ashtu ishte afër shënimit në pjesën e dytë”, shkruhet në vlerësimin e “Tuttomercatoweb”-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat