Barcelonës i mjafton goli i polakut, Mallorca e Muriqit e pafat

Futboll

Barcelonës i mjafton goli i polakut, Mallorca e Muriqit e pafat

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 23:52
Lewandowski

Mallorca e Vedat Muriqit i reziston më pak se 20 minuta Barcelonës.

Skuadra katalane e zhbllokoi rezultatin me të zakonshmin polaku Robert Lewandowski, që përmbylli në mënyrën e duhur një aksion nga e majta, pas kombinimit me Ansu Fatin.

E djathta e tij ishte e pakapshme për portierin Rajkoviq.

Për “bomberin” polak ky ishte goli i nëntë nga La Liga në shtatë ndeshje gjithsej.

Kjo sfidë e zhvillua në Mallorca mbeti e hapur deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit, me Barcelonën që duhet pranuar ishte me fat që nuk pësoi gol.

Duhet kujtuar ai rast i Muriqit në kohën shtesë të pjesës së parë, me goditjen e dardanit që përfundoi jashtë, apo pak më herët goditja e Costas që u prit nga Ter Stegen.

Barcelona gjatë pjesës së dytë u mjaftua me administrimin e rezultatit, duke ruajtur forcat edhe për përballjen e Championsit, ndaj Interit.

“Blaugranat” me këtë sukses ngjiten në vendin e parë (19 pikë), me një pikë më shumë se Realit, që luan këtë të diel përballë Osasunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat