Futbollistit anglez i del gishti nga vendi

Futboll

Futbollistit anglez i del gishti nga vendi

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:39
Futbollistit anglez i del gishti nga vendi

Uest Hemi ka arritur të fitojë pasditen e djeshme me rezultatin 2-0 ndaj Volves, e vlefshme për javën e 9-të në Premier Ligën angleze.

Golat për “çekanët” u shënuan nga Xhanluka Skamaka në minutën e 29′ dhe Bouen në minutën e 54′.

Ishte pikërisht ky i fundit, i cili pasi shënoi golin e fitores së skuadrës, ka dëmtuar gishtin e tij të dorës së djathtë.

Mesfushori 25-vjeçar i Uest Hemit për një moment i doli gishti nga vendi, por për fat të mirë stafi teknik e ka ndihmuar duke e bërë që çdo gjë të jetë në rregull dhe britaniku nisi sërish lojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat