Nedim Bajrami mahnit edhe Serie A

Futboll

Nedim Bajrami mahnit edhe Serie A

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:56
Nedim Bajrami mahnit edhe Serie A

Nedim Bajrami ka festuar golin e parë për këtë sezon me fanellën e Empolit.

Bukuria e golit padyshim që e shton edhe më shumë gëzimin në fytyrën e mesfushorit shqiptar.

23-vjeçari hyri në fushë si zëvendësues, por në minutën e 92-të i shënon një gol të mrekullueshëm Milanit nga goditja e dënimit.

Perla e Bajramit mahnit edhe faqen zyrtare të Serisë A, që reagon me një postim në “Twitter“.

Mamma mia, Nedim Bajrami“, shkruhej në faqen zyrtare “Lega Serie A“, që gjithashtu ka vendosur edhe imazhin e një peneli, si për të treguar se lojtari i Kombëtares shqiptare e pikturoi golin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat