Antony merr shtëpinë e Pogbas në Manchester

Futboll

Antony merr shtëpinë e Pogbas në Manchester

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:07
Antony merr shtëpinë e Pogbas në Manchester

Manchester United këmbënguli fort në merkaton e verës për të transferuar në Old Trafford nga Ajax, Antony.

Anglezët ia dolën të bindnin holandezët në limitet e merkatos, ndërsa koha e pakët në dispozicion, bëri që yllin e ri të skuadrës ta akomodonin në shtëpinë luksoze të lënë bosh nga Paul Pogba i cili u largua me destinacion Juventusin.

Së fundmi, braziliani e pranon se shtëpia e cila kushton 2.9 milionë paund dhe që në përbërje të saj ka shkallë të zbukuruar me diamantë, ka nevojë për disa ndryshime pasi në ambiente të veçanta të saj, si përshembull në tavolinën e bilardos gjenden ende incialet e Paul Pogba.

“Më duhet të bëj disa ndryshime në shtëpinë e re në Manchester. Aty ka jetuar Pogba dhe ka ende inciale të tijat në tavolinën e bilardos. Shkallët me diamant? Ashtu është tipi i Pogba, mua më vjen mirë që jetoj në shtëpinë e një lojtari që konsiderohet “yll” edhe pse shijet e tij janë disi të çuditshme”, tha Antony.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat