​Caktohet gjyqtari i ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës

Futboll

​Caktohet gjyqtari i ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Slavko Vincic i Sllovenisë është caktuar që ta ndajë drejtësinë në përballjen e Interit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, ndërsa Ajax-Napoli do të drejtohet nga Francois Letexier i Francës.

Të dyja ndeshjet zhvillohen mbrëmjen e së martës dhe janë ndeshjet e treta në grupet e tyre.

Inter-Barcelona është veçanërisht vendimtare, pasi këto dy skuadra kanë nga tre pikë, prapa liderit të Bayern Munich me gjashtë pikë.

Vinçiç është arbitri i kësaj ndeshje që zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, me ndihmës Tomasz Kalncik dhe Andraz Kovacic.

Zyrtari i katërt është Rade Obrenoviç dhe në dhomën e VAR-it është holandezi Pol van Boekel.

Vinçiç është një 42-vjeçar nga Sllovenia që drejtoi finalen e Europa League ndërmjet Eintracht Frankfurt dhe Glasgoë Rangers sezonin e kaluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat