‘Djajtë e Kuq’ bëjnë gati ofertën e re për yllin e PSV-së

Futboll

‘Djajtë e Kuq’ bëjnë gati ofertën e re për yllin e PSV-së

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:13
‘Djajtë e Kuq’ bëjnë gati ofertën e re për yllin e PSV-së

Manchester United është duke përgatitur një ofertë të re për sulmuesin e PSV Eindhoven, Cody Gakpo, raportojnë mediat britanike.

“Djajtë e Kuq” provuan të transferojnë yllin holandez verën që lamë prapa, por pasi transferuan Antony-n ata hoqën dorë nga sulmuesi i PSV-së.

Por, siç thuhet United sërish është duke menduar për blerjen e Gakpo të cilin klubi anglez e do në verën e ardhshme.

Madje, thuhet se tashmë krerët e klubit nga ‘Old Traffordi’ janë duke përgatitur ofertën e re në adresë të PSV-së për Gakpo.

Sulmuesi holandez kërkohet edhe nga Leeds United, Everton dhe Southampton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat