Po shkëlqen me ukrainasit në Champions, klubi francez udhëheq garën

Futboll

Po shkëlqen me ukrainasit në Champions, klubi francez udhëheq garën

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:28
Po shkëlqen me ukrainasit në Champions, klubi francez udhëheq garën

Mykhaylo Mudryk është një nga lojtarët me më perspektivë të futbollit ukrainas. Pjesë e Shakhtar Donetsk, 21-vjeçari ka fituar vëmendjen e klubeve të mëdha europiane sidomos falë paraqitjeve në Champions League.

Gjatë verës, Everton ishte një nga klubet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit anësor, megjithatë në fund nuk ia dolën të bindnin klubin e Shakhtar. Së fundmi, favoritë për të përfituar shërbimet e Mudryk është klubi i Ligue 1, Nice.

Francezët janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë paund, edhe pse sërish kjo shifër mbetet larg asaj që pretendojnë ukrainasit të cilët shprehen me siguri se nuk e lëshojnë xhevahirin e tyre pa 50 milionë paund.

Gjithsesi, vetë dëshira e lojtarit për t’u larguar, mund të zbresë pretendimet e Shakhtar.

Ndërkohë, më të tërhequr në garën për Mudryk në garë janë edhe Arsenal me Brentford. “Topçinjtë” ishin të vëmendshëm ndaj lojtarit edhe në verë, ndërsa ende nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të çmendura për 21-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat