Pas 100 minutave lojë Espanyol - Valencia ndajnë pikët

Futboll

Pas 100 minutave lojë Espanyol - Valencia ndajnë pikët

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 16:50
Pas 100 minutave lojë Espanyol-Valencia ndajnë pikët

Spektakël, gola dhe kartonë, por Espanyol dhe Valencia ndajnë pikët në javën e shtatë në La Liga, me sfidën që përfundoi me rezultatin 2-2.

Skuadra e Gattuso-s evitoi humbjen në minutat shtesë, ndikuar këtu edhe nga një gafë e portierit vendas, Fernandez.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa gjithçka ndodhi në 45 minutat e dyta.

Gabriel kaloi në avantazh Valencia-n në minutën e 54-të, por avantazhi zgjati vetëm dy minuta, pasi Joselu barazoi në minutën e 56-të.

Një sfidë që prodhoi raste, me skuadrat që kërkuan maksimumin, ndërsa Sergi Darder realizoi golin e përmbysjes 7 minuta nga fundi duke çuar në delir vendasit.

Më një gol më pak, Valencia u detyruar të luante edhe me një lojtar më pak në minutën e 86-të pas kartonit të kuq të marrë nga Marcos Andre, por ekuilibrat në fushën e lojës u vendosën shpejtë, pasi edhe vendasit u ndëshkuan me kartonin e kuq në minutën 92-të, me Braithwaite i cili e mbylli kështu këtë duel.

Atëherë kur Espanyol ishte bërë gati të festonin suksesin e plotë, gafa e portierit Fernandez i kushtoi shumë vendasve pasi përfitoi në maksimum Comert i cili shënoi një gol shumë të çuditshëm, por në fund evitoi humbjen.

Espanyol shkon në kuotën e pesë pikëve, ndërsa Valencia prek kuotën e 10 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat