Messi ka 60 gola nga goditjet e lira

Futboll

Messi ka 60 gola nga goditjet e lira

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:45
Messi ka 60 gola nga goditjet e lira në karrierën e tij, ja sa ka CR7

Golin e parë në ndeshjen PSG-Nice e shënoi Leo Messi.

Argjentinasi realizoi me lehtësi nga një goditje dënimi, teksa portieri Kasper Schmeichel vetëm e ndoqi topin me sy.

Goditja e lirë e shënuar ishte e 60-ta e Messit në karrierën e tij, dhe e para për PSG-në. Hera e fundit që Leo shënoi nga një goditje e vendosur për klubin ishte në maj 2021, ndaj Valencia.

Një bonus i mirë për Messin është se diferenca nga Cristiano Ronaldo është bërë më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat