Shkarkohet trajneri portugez

Futboll

Shkarkohet trajneri portugez

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:08
Shkarkohet trajneri portugez

Bruno Lage nuk është më trajneri i Wolves.

Drejtuesit e klubit të Premier League kanë vendosur të bëjnë një ndryshim në skuadër pas humbjes 2-0 në Londër kundër West Ham.

“Ujqit” e kanë filluar shumë keq këtë sezon në ishull dhe për momentin renditen të tretët nga fundit me 6 pikë pas 8 javëve kampionat. Wolves numëron vetëm një fitore deri tani.

Lage qëndronte në stolin e ekipit anglez prej korrikut të vitit të kaluar, teksa alternativat për ta zëvendësuar janë Pedro Martins, Julen Lopetegui (Sevilla), Ange Postecoglou (Celtic).

Portugezi është favoriti kryesor për t’u ulur në pankinën e Wolves. Trajneri 52-vjeçar drejtoi grekët e Olympiacosit në katër vitet e fundit, duke fituar 3 tituj kampionë dhe një Kupë Greqie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat