Talenti kumanovar si Ibrahimoviçi

Futboll

Talenti kumanovar si Ibrahimoviçi

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 22:32
Talenti kumanovar si Ibrahimoviçi

Ekipi i të rinjve të Kumanova Milano 2010 dje barazoi 2:2 me Makedonija GP, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës së pionierëve (gjenerata 2006.

Ajo se cfarë ra në sy në këtë ndeshje ishte goli fantastik me thembër i talentit të ri Shaban Memeti në stilin e Zlatan Ibrahimoviçit për rezultatin 2-1.

Për Shaban Memetin ky është goli i dytë i tij në këtë kampionat. Trajner i tij është Erkan Jusuf.

Ndryshe, Shaban Memeti është nip i futbollistit të Kombëtares shqiptare Taulant Seferi.

E pra nuk thonë kot: Dardha bie nën dardhë. Nipi Shabanit shkon hapave të dajës Taulant Seferi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat