Xhixha flet pas dy golave në derbi

Futboll

Xhixha flet pas dy golave në derbi

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 22:44
Xhixha flet pas dy golave në derbi

Redon Xhixha ka qenë heroi i Tiranës sot në derbin ndaj Partizanit, teksa shënoi dy golat e sfidës në suksesin 2-0. Ai tha për “Oversport” pas sfidës se të gjithë ia kushtonin këtë ndeshje kapitenit Ismajlgeci, ndërsa tregoi edhe se si ishte vendosur se kush do të gjuante penalltinë.

“Shënova dy gola por në radhë të parë kjo fitore shkon për Ismajlgecin se pak para ndeshjes humbi gjyshin dhe e falënderojmë se të humbësh një njeri të dashur e të futesh në fushë të sakrifikohesh bëri diçka të madhe dhe të gjithë ia dedikojmë Ismajlgecit.

Bisedova me Kallakun dhe më tha meqë ke pasur vazhdimësi gjuaje ti. Te momenti i penalltisë, këto janë ndeshje ku presioni është, mendova një krah, e zgjodha, fati i portierit e priti.

Momenti i zëvendësimit pas të kuqit? Vendimet janë të trajnerit, varet se si e ka parë trajneri, mund edhe të më kishte zëvendësuar. Por ndoshta më mirë që nuk më ka zëvendësuar.

Kur jemi futur në fund të pjesës së parë, profesori na tha që cilat ekipe që janë me 10 japin shpirtin në fushë dhe sakrifikojnë të mbajnë rezultatin, ashtu ndodhi dhe shënuam në pjesën e dytë dhe ia dolëm të fitonim ndeshjen.

Unë për këtë sezon kam objektiv të shënoj sa më shumë gola për të mirën e Tiranës. Nuk kam një shifër, thjesht të shënoj sa më shumë.

Seferi tha se fitonte Tirana me gol të Xhixhës? Ia ka ndjerë zemra Seferit dhe doli fjala e tij dhe po e zëvendësoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kombëtarja? Të them të drejtën çdo futbollist e ka ëndërr e dëshirë të luajë për ekipin kombëtar dhe unë mendoj se kur të vijë momenti, shpresoj të më vijë edhe mua ftesa”, tha Xhixha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat