​Ancelotti vlerëson lartë supertalentin e Napolit

Futboll

​Ancelotti vlerëson lartë supertalentin e Napolit

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:33
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar emrin e një lojtari të cilin kishte dëshirë ta transferonte te Real Madridit, po që nuk ia dolën ta merrnin.

Trajneri italian ka thënë se kishte kërkuar shërbimet e talentit gjeorgjian Kvara Kvaratskhelia i cili tani po shkëlqen te Napoli.

Anësori 21-vjeçar ka gjetur menjëherë ritmin e tij në Serie A oas ardhjes në verë. Kvaratskhelia ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asistime në tetë ndeshjet e tij të para në ligë, duke qenë figura simbolike e Napolit.

Duke folur për “Rai Sport”, Ancelotti foli për fillimin mbresëlënës të sezonit të Napolit dhe cilësitë e Kvaratskhelias.

“Napoli ka marrë disa lojtarë shumë të mirë, duke freskuar përbërjen. Është e vështirë të parashikosh sot se çfarë mund të bëjnë, sigurisht që ardhjet e reja e kanë bërë ekipin të paparashikueshëm”, tha fillimisht ai.

“Kvaratskhelia surprizë? Për ata që nuk e njihnin, ne po e ndiqnim tashmë kur isha në Napoli. Ai është një lojtar i veçantë.”, shtoi ai.

Ancelotti kaloi 18 muaj me Napolin nga maji 2018 deri në dhjetor 2019, duke zëvendësuar Maurizio Sarri.

Gjatë asaj periudhe, Kvaratskhelia po zhvillonte karrierën e tij në Gjeorgji me Rustavin përpara se të bashkohej me skuadrën ruse të Lokomotiv Moskës si huazim në shkurt 2019, duke kaluar pesë muaj në kryeqytet para se të bashkohej me Rubin Kazan në një marrëveshje të përhershme atë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat