​Zyrtare, skuadra angleze shkarkon trajnerin

Futboll

​Zyrtare, skuadra angleze shkarkon trajnerin

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 11:18
​Zyrtare, skuadra angleze shkarkon trajnerin

Skuadra angleze Middlesbrough ka shkarkuar trajnerin Chris Wilder pas 11 muajsh që ishte në këtë detyrë.

Skuadra që bënë gara në Champioship aktualisht është në treshen e fundit të tabelës pas vetëm dy fitoreve nga 11 ndeshjet e tyre të para në ligë.

Humbja 1-0 ndaj Coventry të shtunën rezultoi të ishte pika e fundit për ish-trajnerin e Sheffield United.

Klubi i Futbollit Middlesbrough ka ndërprerë kontratën me menaxherin Chris Wilder me efekt të menjëhershëm. Leo Percovich do të marrë përsipër përkohësisht drejtimin e ekipit, i ndihmuar nga Craig Liddle, Mark Tinkler dhe Lee Cattermole. Klubi dëshiron të falënderojë Chris dhe stafin e tij për gjithë punën e tyre të palodhur gjatë 11 muajve të fundit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Middlesbrough.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat