​Inzaghi: Asllani është gati për sfidën me Barcelonën

Futboll

​Inzaghi: Asllani është gati për sfidën me Barcelonën

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 16:21
Kristjan Asllani

Trajneri i Interit Simone Inzaghi ka konfirmuar se mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është i gatshëm që të luajë nesër kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Asllani pati një paraqitje shumë të mirë në Serie-A kundër Romës, ndeshje të cilën Interi e humbi me rezultat 2-1.

"Mendoj se duhet të presim më shumë nga të gjithë. Nuk është një moment i lehtë, të identifikosh një lojtar apo tjetrin është gabim. Edhe nga vetja ime është legjitime të presim më shumë. Asllani ka bërë një garë të mirë, nesër do të shohim se si do të vendosemi. por ai është gati", ka thënë Inzaghi.

Trajneri zikaltër gjithashtu ka thënë se sulmuesi Lautaro Martinez është në dyshim për këtë ndeshje për shkak të dëmtimit pikërisht në ndeshjen me Romën.

Interi dhe Barcelona do të ballafaqohen nesër në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat