Lewandowski e pranon se Real Madridi kishte shprehur interesim për të

Futboll

Lewandowski e pranon se Real Madridi kishte shprehur interesim për të

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 00:18
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka shpjeguar pse vendosi që të transferohet te Barcelona, pasi kaloi tetë sezone te Bayern Munichi.

Sulmuesi polak zbuloi gjithashtu se për të interesim kishte shfaqur edhe Real Madridi.

Real Madridi tregoi interes për mua disa herë, por kur pashë dëshirën e Barcelonës për të nënshkruar me mua, kuptova se transferimi im atje ishte i mundur. E dija që hapi tjetër në karrierën time duhet të ishte ky”, tha ai në një intervistë për “Kanal Sportowy”.

“Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe të jetoj në Spanjë. Tani ndihem i ringjallur. Po mësoj spanjisht dhe pak nga pak po e kuptoj më mirë. Më ndihmon shumë që anglishtja kuptohet në dhomën e zhveshjes”, shtoi 34-vjeçari.

Ndryshe, Lewandowski me Barcelonën nënshkroi kontratë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat