Inzaghi me dilemë në sulm

Futboll

Inzaghi me dilemë në sulm

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:11
Inzaghi me dilemë në sulm

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, nuk i ka shuar ende dyshimet për çiftin sulmues që do të startojë kundër Barcelonës. Lautaro Martinez iu nënshtrua testeve instrumentale që përjashtuan dëmtimin e përkulësit të kofshës së majtë, por do të jetë mëngjesi i sotëm ai që do ta konfirmojë gatishmërinë ose jo të tij.

Nëse “Toro” nuk ndihet mirë, Xheko do të startojë përkrah Korea-s. Megjithatë, Lautaro dëshiron të paktën të hyjë në ndeshje gjatë zhvillimit të saj, me synimin që 72.000 tifozët që priten në “San Siro” të ëndërrojnë sërish, duke hipotekuar një kualifikim jo shumë të parashikueshëm.

Sipas “Tuttosport” e ardhmja e Inzagit dhe Interit kalon nga ndeshja e sotme ndaj Barcelonës. Një sfidë shumë e vështirë për zikaltërit, të cilët në rast disfate do ta komprometonin kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Kampionëve. Trajneri është konfirmuar nga drejtuesit e Interit, që i kanë dhënë besim, por sonte duhet të dëshmojë shenja të forta rikuperimi të skuadrës, për të treguar se puna është aty.

Sipas “Corriere dello Sport”, në rast të humbjes ndaj Barcelonës, pozicioni i trajnerit do të vihej seriozisht në dyshim. Ndeshja kundër Sassuolo do të bëhej më pas vendimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat