Juvja pa lojtarin më në formë në sfidën e Championsit

Futboll

Juvja pa lojtarin më në formë në sfidën e Championsit

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:32
Juvja pa lojtarin më në formë në sfidën e Championsit

Juventusi rrezikon të humbasë Arkadiusz Milik për ndeshjen kundër Maccabi Haifas. Sulmuesi polak, në fakt, ka pësuar mbingarkesë muskulore, që e vë në dyshim serioz për ndeshjen e Champions League.

“Bardhezinjve” mund t’u duhet të heqin dorë nga një element në formë, në kuadër të ndeshjes së tretë të fazës së grupeve të Champions.

Megjithatë, ky problem i natyrës muskulore i ish-sulmuesit të Napolit dhe Marsejës nuk duhet të shkaktojë shqetësime të mëdha në të ardhmen.

Sulmuesi i datëlindjes 1994, në fakt, nuk mori pjesë në seancën stërvitore të fundit, duke bërë ushtrime të personalizuara në palestër. Lënie e tij jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj izraelitëve mund të jetë thjesht një masë paraprake për të shmangur një dëmtim më të rëndë.

Aq më tepër që në fundjavë është programuar përballja shumë e rëndësishme me Milanin, në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat