Srna: FIFA e shkatërroi Shakhtar Donetskun

Futboll

Srna: FIFA e shkatërroi Shakhtar Donetskun

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:33
Srna: FIFA e shkatërroi Shakhtar Donetskun

Drejtori sportiv i Shakhtarit, Dario Srna akuzoi FIFA-n për shkatërrimin e klubit të Donetskut. Shakhtar Donetsk do të presë Real Madridin në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Tash për tash Shakhtar është surpriza më e madhe në Ligën e Kampionëve, pasi në xhiron e parë e mposhti Leipzigun në Gjermani me rezultat 4:1, e më pas barazoi me Celticun 1:1 në Varshavë.

Shakhtari nuk mund të luajë në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Tetë vjet më parë, klubi nga Donetsk, aneksimi i të cilës trevë u nënshkrua nga Putin pak ditë më parë, u transferua në Kiev dhe tani nuk mund të luajë as në kryeqytetin ukrainas.

“Përmes Ceferinit, UEFA bëri gjithçka që mundi për të na ndihmuar neve dhe futbollin ukrainas. Nga ana tjetër, FIFA na shkatërroi. Mos na mbroni në asnjë moment. Nëse Real Madridi, Sevilla, Barcelona apo Bayern do të ishin në situatën tonë, jam i sigurt se do t'i kishin ndihmuar shpejt”, është ankuar Srna në një intervistë për “Marca”.

Legjenda e Shakhtarit dhe e futbollit kroat është zemëruar me vendimin e FIFA-s, i cili lejoi të huajt të largohen nga Ukraina pa dëmshpërblim, me detyrimin për t'u kthyer në klube brenda një viti.

“Ne jemi gjithashtu një ekip që i kemi dhënë shumë futbollit evropian në 20 vitet e fundit. Do të doja që dikush nga FIFA të vinte në Ukrainë, të ishte me ne dhe të ndjente se si është të jetosh me sirena dhe bomba”, shtoi Srna dhe shpjegoi situatën.

“Ne kishim 14 të huaj, vlera e të cilëve ishte nga 150 deri në 200 milionë euro dhe u lejuan të huazoheshin pa i ngrirë kontratat. Solomon dhe Tete kishin një vit e gjysmë të mbetur nga kontrata e tyre, ata shkuan në Fulham dhe Lyon dhe kur të kthehen do të kenë vetëm gjashtë muaj të mbetur dhe mund të largohen falas. Kjo është e papranueshme”, ka theksuar Srna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat