Guardiola tregon diferencën e Messit me norvegjezin

Futboll

Guardiola tregon diferencën e Messit me norvegjezin

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:54
Guardiola tregon diferencën e Messit me norvegjezin

Përkundër të gjitha pritshmërive, Erling Haaland po “çmend” publikun anglez. Sulmuesi norvegjez shënoi golin e 14 në kampionat pas tripletës ndaj Manchester United.

19 vjeçari ishte një zgjedhje e veçantë e trajnerit Guardiola, por deri tani rezulton si një “bast” i përkryer.

Opinioni publik është duke krahasuar Erling Haaland me Messi-n, por Pep Guardiola i uli të gjithë me “këmbë në tokë” në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke deklaruar se askush nuk mund t’i afrohet argjentinasit.

“Diferenca është se Haaland ka nevojë për të gjithë shokët e skuadrës në mënyrë që të shënojë gola, ai është i pakapshëm në momentin që kombinon me ekipin.

Nga ana tjetër, Messi kishte aftësinë për të shënuar edhe i vetëm”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat