Inzaghi rrezikon shkarkimin

Futboll

Inzaghi rrezikon shkarkimin

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:08
Inzaghi

4 humbje në 8 ndeshjet e para në këtë sezon në Seria A kanë verë realisht në rrezik pozicionin e Simone Inzaghit në krye të Interit. Strategu i zikaltërve tashmë mund të shkarkohet nëse vijon me rezultateve negative.

Në mediat italiane së fundmi ka pasur shumë zëra për pasuesin e tij.

Në Milano është parë Paulo Sousa duke darkuar me disa nga miqtë e tij, por mund të jetë dhe një indicie se së shpejti mund ta shohim në krye të Interit.

Sportmediaset shkruan se Inzaghi luan fatin e tij në ndeshjen kundër Barcelonës, teksa nëse dështon, atëherë më shumë mundësi mund të largohet dhe vendin e tij do ta zërë ish-trajneri i Fiorentinës.

Sousa së fundmi provoi një eksperiencë te Flamengo, por nuk do të rezistonte më shumë se 6 muaj, ndërkohë që më parë as te Polonia nuk arriti të kishte suksesin e pritur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat