Poter para ndeshjes me Milanin: Ronaldo te Chelsea?

Futboll

Poter para ndeshjes me Milanin: Ronaldo te Chelsea?

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:46
Poter

Chelsea pret Milanin në shtëpi, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në konferencën për shtyp, trajneri anglez i “Bluve”, Graham Poter, u shpreh se skuadra është gati të përballet me një nga skuadrat më të mira në botë.

Kërkohet fitorja… – Ne luajmë kundër një skuadre tjetër, një skuadre fenomenale.

Çdo ndeshje do të jetë ndryshe për ne. Ne duhet të përpiqemi që të marrim pikë.

Është e rëndësishme të fitosh në shtëpi, por ne luajmë kundër një nga skuadrave më të mira. Duhet të jetë një atmosferë e bukur. Në stadium. Jemi vërtet të emocionuar.

Ronaldo drejt Chelsea? – Mund të më pyesni sa të doni për lojtarë nga klube të tjera, por unë nuk do të flas për ta. Unë do të flas vetëm për lojtarët e mi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat