Situata e çuditshme në klubin e La Liga!

Futboll

Situata e çuditshme në klubin e La Liga!

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 18:12
Situata e çuditshme në klubin e La Liga!

Sevilla në fillim të sezonit të ri ka zhgënjyer tifozët e saj pasi pas shtatë javëve në La Liga, kjo skuadër ka vetëm një fitore. Për këtë, pritej që drejtuesit e Sevillas të hidhnin disa hapa konkretë për ndryshimin e situatës dhe siç ndodhin zakonisht në situata të tilla, trajneri të shkarkohej.

Prej ditësh spekulohet se Julen Lopetegui është shkarkuar, por shumë janë habitur nga vendimi tepër i çuditshëm i drejtuesve të Sevillas, që kanë nënshkruar me Jorge Sampaolin pa shkarkuar zyrtarisht Lopetegui.

Sampaoli pritet që të jetë në stolin e Sevillas për ndeshjes e së shtunës me Athletic Bilbao.

Ndërkohë poshtërimi vazhdon për Lopeteguin që duhet të drejtojë ndeshjen ndaj Dortmund në Champions League, megjithëse e di që është i larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat