Zgjedhen organet e reja drejtuese të AIPS Evropës

Futboll

Zgjedhen organet e reja drejtuese të AIPS Evropës

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 18:31
Zgjedhen organet e reja drejtuese të AIPS Evropës

Në Romë të Italisë, po vazhdojnë punimet e Kongresit të 84-të të Asociacionit Botëror të Gazetarisë Sportive, e ku po merr pjesë edhe Kosova.

Në ditën e dytë të punimeve të kongresit, në rend dite ishte edhe zgjedhja e organeve të reja drejtuese të AIPS Evropës. 

Charles Camenzuli nga Malta, e fitoi edhe një mandat katërvjeçar, me 26 vota për dhe 13 kundër. kundërkandidati i tij ishte Marc Ventouillac nga Franca.

Image

Edmond Thaçi voton

Po ashtu, janë zgjedhë edhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të AIPS Evropës:

Giorgi Shollosi nga Hungaria, Nargiz Mahmudzada nga Azerbejxhani, Gasper Bolhar nga Sllovenia, Gianfranco Coppola nga Italia, Oleksandr Glyvynskyy nga Ukraina, Michael Schuen nga Austria, Nyden Todorov nga Bullgaria, Aspasia Velonaki nga Greqia dhe Zurab Talakvadze nga Gjeorgjia.

Image

Të mërkurën më 5 tetor 2022, do të zgjidhen organet e reja të AIPS Botës, ku i vetmi kandidat për president është italiani Gianni Merlo, presidenti aktual, për të cilin ky do të jetë mandati i pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat