Bayerni nuk tregon mëshirë për ekipin çek

Futboll

Bayerni nuk tregon mëshirë për ekipin çek

Nga: K. G. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 19:07
Bayerni

Bayerni i Munihut ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 5:0 ndaj ekipit çek Plzen. 

Bavarezët regjistruan fitoren e tretë rresht në kuadër të Grupit C të Champions League në futboll.  

Në minutën e 7-tën, Leroy Sane shënon për 1:0. 

Image

Në minutën e 13-të, Serge Gnabry thellon epërsinë në 2:0.

Sadio Mane në minutën 21-të realizon për 3:0.

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 50-të, Sane shënon golin e dytë dhe të rezultatit 4:0.
Choupo-Moting në minutën e 59-të vulosi fitoren në 5:0.

Bayerni kryeson me 9 pikë dhe Plazen është në fund me 0 pikë.

Plzen deri me tash ka shënuar vetëm një gol e ka pësuar gjithsejt 12, ndërsa Bayerni ka shënuar nëntë gola dhe asnjë nuk e ka pësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat