Nuk ndalen sulmet pas Inter – Barcelona

Futboll

Nuk ndalen sulmet pas Inter – Barcelona

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 14:55
Nuk ndalen sulmet pas Inter – Barcelona

Polemikat për arbitrimin, mbi të gjitha VAR pas asaj që ndodhi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës nuk janë shuar.

Mundo Deportivo gjithashtu del në fushë, duke treguar imazhet e Dumfries dhe duke komentuar:

“VAR nuk e njohu dorën e Dumfries në zonë kur Ansu Fati ishte gati të shënonte me kokë në minutën e 90+2”.

Gazeta spanjolle komentoi edhe vendimin për të mos caktuar penalltinë:

Gabimi më i rëndë në historinë e VAR në Champions League. Pamjet tregojnë se nuk ka asgjë që të justifikojë vendimin e marrë nga dhoma e VAR ku ishin gjyqtarët, Pol van Boekel dhe Dennis Hingler".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat