Struga Trim Lum eliminon Rabotniçkin

Futboll

Struga Trim Lum eliminon Rabotniçkin

Nga: K.G. Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:02
Pamje nga ndeshja

Struga Trim Lum, lider i kampionatit, me mund të madh është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Struganët shënuan fitore me rezultat 2.1 ndaj Rabotniçkit. 

Në minutën e 14-të, Velkovski nga penalltia kaloi në epërsi mysafirët. 

Struga këndellet dhe shënon golat e kualifikimit në pjesën e dytë.

Pas penaltisë së humbur nga ana e Ibraimit, sulmuesi Maleski shënon golin e barazimit në minutën e 76-të.

Koçovski në minutën e 82-të shënon për fitoren e liderit të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat