Tri skuadra shqiptare, kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Tri skuadra shqiptare, kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Nga: K. Goca Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:10
Shkëndija

Lideri i kampionatit, Struga Trim Lum, Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës, tri skuadra shqiptare që u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Fortuna e Hasanbegut u eliminua nga Vardari i Shkupit, duke pësuar humbje me rezultat 4:0.

Luboteni i Tetovës pësoi humbje të rëndë, 9:0 në Strumicë nga Akademia Pandev.  

Në çerekfinale u kualifikuan: Struga TL, Tikveshi, Bregallnica, Shkupi, Shkëndija, Akademia Pandev dhe Vardari. 

Rezultatet 

Struga TL – Rabotniçki 2:1
Tikveshi – Sileksi 0:1
Bregallnica – Pelisteri 1:0
Shkupi - Voska 6:0
A. Pandev – Luboten 9:0
Shkëndija – Skopje 5:0
Vardari – Fortuna 4:0

Me 19 tetor:
Pobeda - Makedonija GG

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat