Masin forcat me njëra - tjetrën

Futboll

Masin forcat me njëra - tjetrën

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:26
Masin forcat me njëra - tjetrën

Ekipet Kombëtare shqiptare U-17 dhe U-18 u grumbulluan këtë të mërkurë në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz ku zhvilluan një ndeshje kontrolli me lojtarë të vitlindjes 2005 dhe 2006.

Nën drejtimin e trajnerëve Ervin Bulku (U-17) dhe Ardi Behari (U-18), futbollistët e ftuar u ndanë në dy grupe nga trajnerët përkatës, sipas vitlindjeve për të zhvilluar ndeshjen e kontrollit.

Trajneri i ekipit U-17, Ervin Bulku kishte ftuar në këtë testim 19 lojtarë, të cilët aktivizohen që të gjithë në kampionatin shqiptar, ndërsa trajneri i ekipit U-18, Ardi Behari grumbulloi për këtë miqësore 17 futbollistë, tre prej të cilëve luajnë në kampionatet e huaja ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Ky ishte një test mjaft i vlefshëm për të dy trajnerët shqiptarë që patën mundësi t’i aktivizonin të gjithë lojtarët, e për të vëzhguar me kujdes gjendjen e tyre fizike. Kryesisht, për trajnerin Ervin Bulku, kjo ndeshje kontrolli kishte shumë rëndësi, në prag edhe të grumbullimit që Shqipëria U-17 për djem do të nisë në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë shumë të mirë dhe trajnerët mbetën të kënaqur nga impenjimi i kuqezinjve në fushë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat