Ademi: Boban mbeti i mahnitur me pritjen 

Futboll

Ademi: Boban mbeti i mahnitur me pritjen 

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:06
Agim Ademi ia dhuron fanellën Zvonimir Bobanit

Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban, shefi i futbollit në UEFA, sot ka qëndruar në Kosovë dhe u takua me institucionet tona, si me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, ministrin e MKRS-së, Hajrullah Çeku, kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama etj..

“Sot pata kënaqësinë ta mirëpres shefin e futbollit në UEFA, Zvonimir Boban. 
Mikpritja për të ishte madhështore, ashtu siç e meriton legjenda e futbollit kroat dhe evropian, e i cili është shumë i dashur edhe për opinionin në Kosovë.

Së bashku e takuam ministrin e sportit Hajrulla Çeku dhe kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, derisa patëm takim edhe me KE të FFK-së dhe me gjeneratën e artë të futbollistëve, ku diskutuam për futbollin dhe projekte të ndryshme. 

Po ashtu, vizituam edhe Kampin Nacional në Hajvali si dhe vendosëm lule te shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri, teksa së bashku morëm pjesë në ndeshjen Kosovë – Itali, në kuadër të turneut kualifikues Euro 2023 për Kombëtaret U17, që po organizohet nga FFK-ja.

Boban mbeti i mahnitur me pritjen dhe na përgëzoi për të gjitha projektet e realizuara dhe ato që kemi planifikuar t’i finalizojmë. 

Vizitat e personaliteteve të tilla me ndikim në futbollin evropian e botëror, dëshmojnë respektin që FFK ka fituar në instancat e futbollit ndërkombëtar, janë të rëndësishme dhe i sjellin të mira futbollit dhe vendit tonë”, ka shkruar Agim Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat