Daja: Synimi i Ballkanit është të bëjmë një eksperiencë të mirë

Futboll

Daja: Synimi i Ballkanit është të bëjmë një eksperiencë të mirë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:32
Daja

Ballkani do ta zhvillojë nesër ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Konferencës ndaj Sivassporit.

Pas një fitoreje dhe një barazimi, ekipi suharekas do ta kërkojë fitoren e parë në këtë garë.

Në konferencë për media, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se synimi i Ballkanit është të bëjë një eksperiencë të mirë.

“Duke u nisur nga fakti se për ne është eksperienca e parë. Ballkani merr pjesë për herë të parë në Evropë. Kundërshtarët kanë qenë mjaft  të fortë.

Kemi bërë një lojë të mirë.

Synimi i Ballkanit është të bëjmë një eksperiencë të mirë. Në këtë moment është të paraqitemi sa më mirë, të përfaqësojmë edhe Kosovën në mënyrën më të mirë. Shpresojmë se herave të tjera ta kemi synim kalimin e grupit”, ka thënë Daja në konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat