Mkhitarian tregon kujt ia dedikon fitoren kundër Barcelonës

Futboll

Mkhitarian tregon kujt ia dedikon fitoren kundër Barcelonës

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:39
Mkhitarian tregon kujt ia dedikon fitoren kundër Barcelonës

Futbollisti i Interit, Mkhitarian fitoren kundër Barcelonës, ia ka dedikuar trajnerit Simone Inzaghit.

‘Nerazurët’ mbrëmë mundën Barcelonën (1-0), në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mkhitarian mendon se kjo fitore është tejet e rëndësishme për gjithë skuadrën.

“Fitore për Simone Inzaghin? Fitore për të gjithë ne. Na duhej besim për t'u rikthyer në nivelin tonë. I përgëzoj shokët e skuadrës për mënyrën se si ata luftuan”, tha Mkhitarian.

Pas kësaj fitore, Inter renditet në pozitën e dytë në Grupin C me gjashtë pikë, tri më shumë se Barcelona, dhe pikërisht sfida e radhës në mes këtyre dy skuadrave që luhet në ‘Camp Nou’ vendos skuadrën që do të kualifikohet në rundin tjetër të garave në elitën e futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat