Benitez synon të punojë në Bundesligë

Futboll

Benitez synon të punojë në Bundesligë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:48
Benitez synon të punojë në Bundesligë

Ish-trajneri i Liverpool-it, Napolit madje edhe i Real Madridit, 62-vjeçari Rafael Benitez, ka pranuar se do të dëshironte të punonte në Bundesligën gjermane.

Më parë, në kampionatin gjerman, Benitez nuk ka punuar ende, shkruan abcnews.al.

“Nuk kam punuar më parë në Gjermani.

Por më pëlqejnë gjermanët, më pëlqen mentaliteti, profesionalizmi i tyre. Më pëlqejnë klubet gjermane, Bundesliga, më pëlqen se si është vendosur gjithçka atje nga pikëpamja financiare”, tha Benitez për Kicker.

Klubi i fundit i Benitez ishte Evertoni, nga i cili u shkarkua më 16 janar 2022. Që atëherë, ai ka mbetur i papunë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat