Ish-mbrojtësi i Lazios rikthehet në “Olimpico”

Futboll

Ish-mbrojtësi i Lazios rikthehet në “Olimpico”

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:54
Ish-mbrojtësi i Lazios rikthehet në “Olimpico”

Luiz Felipe La Lazion verën e kaluar, për t’u transferuar si lojtar i lirë te andaluzianët e Betis, ndërsa nesër në mbrëmje do të rikthehet në “Olimpico”, këtë herë për të luajtur kundër Romës.

Mbrojtësi është përballur shumë herë me verdhekuqtë në derbin e kryeqytetit italian dhe natyrisht që e përjeton jo pak sfidën e vlefshme për Europa League, teksa zbulon se ka marrë mesazhe të shumta, ku i kërkojnë fitoren ndaj Romës.

“Roma është një skuadër e mirë dhe ka një trajner të madh si Mourinho, por ne jemi përgatitur të japim maksimumin për të marrë fitoren në “Olimpico”.

Lazio është klubi i zemrës time, pasi kam kaluar shumë kohë aty dhe shumë njerëz më kanë shkruar për të më kërkuar fitoren kundër Romës”, u shpreh Luiz Felipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat