Dita e ndeshjes: Ballkani luan në udhëtim ndaj Sivasspor

Futboll

Dita e ndeshjes: Ballkani luan në udhëtim ndaj Sivasspor

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Skuadra e Ballkanit luan sonte ndeshjen e radhës në Conference League.

Ndeshjet e Conference League vazhdojnë sonte me fazën e grupeve dhe në kuadër të kësaj faze luan edhe Ballkani.

Kampionët e Kosovës do të kenë një udhëtim mjaft të vështirë, kur përballë do të kenë skuadrën e Sivasspor.

Skuadra nga Suhareka ndeshjen e saj do ta luajë me fillim nga ora 18:45.

Ballkani vjen në këtë ndeshje pas një barazimi dhe një humbje, me vetëm 1 pikë në dy ndeshje.

Në anën tjetër, turqit e Sivasspor kanë një bilanc pak më të mirë, me një fitore dhe një barazim, me katër pikë të grumbulluara.

Mbetet të shihet nëse Ballkani do të ketë forcën e mjaftueshme për t’u barazuar me pikë me Sivasspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat