Adoleshenti unik i Dortmundit

Futboll

Adoleshenti unik i Dortmundit

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 13:34
Adoleshenti unik i Dortmundit

Borussia Dortmund arriti një fitore të artë në Andaluzi përballë Sevillas (1-4), duke siguruar 3 pikë tepër të rëndësishme në lidhje me objektivin për t’u kualifikuar në 16 ekipet më të mira në Champions League.

Verdhezinjtë gjermanë dominuan në transfertë teksa një nga golat e triumfit me “poker” u realizua nga Jude Bellingham, një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe të talentuar të Dortmundit, edhe pse akoma 19-vjeçar.

Me golin e shënuar në “Sanchez Pizjuan”, stadium ku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, anglezi është kthyer në mesfushorin e parë që ia del të shënojë gol në tre ndeshje radhazi në Champions League, edhe ende adoleshent!

Bellingham po luan sezonin e tretë me Dortmundin, ndërkohë që ka veshur 17 herë fanellën e kombëtares angleze. Klubi gjerman investoi 25 milionë euro për kartonin e tij, teksa pretendon 150 milionë euro për ta lënë të lirë në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat