Henry tallet me veshjen e Milanit në Londër

Futboll

Henry tallet me veshjen e Milanit në Londër

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 16:13
Henry tallet me veshjen e Milanit në Londër

Në “Stamford Bridge”, Milani mori humbjen e dytë të sezonit, si dhe të parën në këtë edicion të Champions League.

3-0 në favor të Chelsea, nënshkruar nga golat e Fofana, Aubameyang dhe James, i lejoi blutë të shkonin në kuotën e 4 pikëve në grupin E, pas Salzburgut të vendit të parë me 5 pikë.

Një natë për t’u harruar, e cila vështirëson rrugëtimin europian të skuadrës së Piolit, në pritje të ndeshjes së kthimit të planifikuar pas gjashtë ditësh në “San Siro”.

Pikërisht në studiot e ‘CBS’, Thierry Henry është tallur me xhaketat e veshura nga kuqezinjtë para ndeshjes:

“E dini çfarë? Duhet të luani mirë. Nëse shkoni me ato xhaketa dhe më pas humbisni, atëherë lërini në dhomën e zhveshjes. Pra, para së gjithash luani mirë në fushë. Ju mendoni se jeni atje dhe i shihni ata duke ardhur me këto xhaketa. Nëse fitoni, mund të flisni, në të kundërt lërini brenda”.

Sipas ish-kampionit të Barcelonës dhe Arsenalit, dalja në fushë me atë lloj uniforme pak minuta para fillimit të ndeshjes ishte një simptomë e besimit të tepruar nga ana e kampionëve italianë, të cilët më pas kapitulluan nën goditjet e Chelsea të Potter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat