Arsenali planifikon transferimin e mesfushorit të Juventusit

Futboll

Arsenali planifikon transferimin e mesfushorit të Juventusit

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:44
Arsenali planifikon transferimin e mesfushorit të Juventusit

Manuel Locatelli zgjodhi Juventusin para Arsenalit vitin e kaluar, por ende mund të bëjë lëvizje drejt Londrës pasi “Topçinjtë” raportohet se po përgatiten për të rikthyer interesimin e tyre për lojtarin në fjalë.

24-vjeçari shkëlqeu me Kombëtaren e Italisë në sezonin e tyre të suksesshëm në “Euro 2020” verën e kaluar dhe pastaj u lidh me një kalim te Arsenali ose Juventusi, teksa në fund vendosi t’i bashkohet klubit nga Torino.

Locatelli iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare me vlerë 25 milionë euro plus 12.5 milionë euro shtesë. Një marrëveshje që i solli mjaft fitime Sassuolos.

Por, tani “Calciomercato” ka raportuar se Arsenali do të nisë sërish misionin për transferimin e tij në janar, kur edhe do të hapet afati kalimtar i dimrit.

Locatelli nuk po kalon momente të mira te Juventusi, teksa tani po vuan edhe lëndimet. Ai është paraqitur në 5 ndeshje me torinezët këtë sezon në Serie A.

Një intervistë e trajnerit, Massimiliano Allegri, gjithashtu mund të ndikojë në largimin e ish-mesfushorit të Milanit nga “Allianz Stadium”. Allegri kishte deklaruar: “Juve ishte menduar në një mënyrë tjetër, me Rabiot-Paredes-Pogba në mesfushë, plus Locatelli si zëvendësues i parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat