Ademi: Një tjetër fitore për histori 

Futboll

Ademi: Një tjetër fitore për histori 

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 21:09
Ademi: Një tjetër fitore për histori 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar fitoren e madhe të kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës. 

“Një tjetër fitore për histori.

FC Ballkani realizon fitoren e parë në kuadër të fazës së grupeve në UEFA Conference League dhe atë si mysafir i Sivassporit, me rezultat 4:3.

Një natë përplot emocione në Sivas, por që në fund solli fitoren e shumëpritur dhe të merituar të portokallezinjve të Suharekës.

Tjetër paraqitje fantastike e kampionëve tanë në Evropë, tjetër dëshmi për rritjen e madhe të futbollit tonë.

Urime futbollistëve, trajnerëve, stafit dhe drejtuesve të FC Ballkani si dhe tifozëve të këtij klubi, por edhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë. 

Urime e ju priftë e mbara në vazhdim”, uron Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat